Në profilin e tij në Facebook dhe Twitter, presidenti Thaçi ka shkruar se gjatë kësaj vizite, do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.
Ai po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një darkë pune pas takimit bilateral.
Kjo vizitë sipas presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.
Postimi i plotë:
Rrugës për në Japoni, ku do të pritem nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë dhe Kryeministri Shinzo Abe. Kjo vizitë shënon 10 vjetorin e lidhjes diplomatike ndërmjet dy shteteve tona. Japonia mbetet një partner dhe mbështetës i rëndësishëm i Kosovës në të gjitha fushat. HTH
