Rashica është takuar me shokun te skuadra e Werder Bremen dhe portierin e Cekisë, Jiri Pavlenka. Duke bërë shaka, Rashica i ka thënë atij se pikët do të mbesin në Prishtinë.
Numri 7 i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, do të jetë mungesa më e madhe e Dardanëve të shtunën në Fadil Vokrri kundër Çekisë.
Ai është lënduar në start të sezonit në Bundesliga dhe do të mungojë për disa javë.
Sido që të jetë, Rashica tashmë gjendet në Prishtinë për t’i përkrahur moralisht lojtarët.
Para ndeshjes së nesërme, Miloti është takuar me portierin e Çekisë, Jiri Pavlenka, me të cilin luajnë te skuadra e Werder Bremen.
Rashica ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, teksa ka shkruar: “Tre pikë mbesin në Prishtinë, më fal vëlla”.
Përveç Rashicës, në ndeshjen që zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të mungojnë edhe Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Herolind Shala e Arbër Zeneli.

Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani