Kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.
Limaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me datën 6 tetor. Ai thotë se koalicioni AKR-Nisma-Partia e Drejtësisë do të jetë një koalicion i cili do të jetë befasi e këndshme e këtyre zgjedhjeve.
“Koalicioni i ri është koalicion i vullnetshëm dhe i menduar mirë. Është rezultat i punës së mirë dy vjeçare që kemi pasur si partnerë”, ka thënë Limaj.
“Është po ashtu një koalicion i cili është pritur mirë tek strukturat e partisë, gjë që është shumë me rëndësi. Nisma dhe AKR do të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve. Do të jenë befasi e këndshme. Pra, qytetarët e Kosovës e kanë para vetës një koalicion të mirë që do të jetë pranë tyre në cdo kohë. Ne do të tregojmë për cdo gjë se cfarë do të bëjmë për ta. Nuk do të flasim më popullizëm, por të flasim e shpalosim programin me çështje konkrete”./Gazeta Express/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën