Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e ceremonisë së diplomimit të tre studentëve nga Kosova, të cilët përfunduan studimet e nivelit Master në Universitetin e Leidenit.
Greiçevci ka bërë të ditur se të tre studentët dhe dhjetëra të rinj dhe të reja nga Kosova janë përfitues të bursës së shkëlqyeshme, Young Cell Scheme, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
”Nder dhe krenari të marr pjesë, së bashku me kolegen Yllka V Geci, në ceremoninë e diplomimit të tre studentëve nga Kosova, Gentrita Bajrami, Eris Hana dhe Lyra Çela, të cilët diplomuan sot në nivelin master, në fushën e së drejtës ndërkombëtare civile dhe komerciale, në Universitetin e Leidenit, me sukses të shkëlqyeshëm.
Një ndjenjë të veçantë krenarie na dhuroi Gentrita, e cila u shpall studentja më e mirë, me ç’rast mbajti një fjalim shumë frymëzues para të pranishmëve.
Përgëzime për studentët tanë, familjet e tyre dhe Kosovën, për këto rezultate të shkëlqyeshme sot.
Këta të tre dhe dhjetëra të rinj dhe të reja nga Kosova janë përfitues të bursës së shkëlqyeshme, Young Cell Scheme, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
Studentët tanë gjithandej universiteteve holandeze po shënojnë suksese kulmore akademike. Mburremi me ta!”, ka përfunduar ai
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës