I dërguari i SHBA-ve i angazhuar për bisedimet për marrëveshjen e denuklearizimit me Korenë e Veriut, Stephen Biegun të mërkurën tha se Washingtoni është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me Phenianin, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi të gatshëm të përfshihemi sapo të dëgjojmë nga homologët tanë në Korenë e Veriut”, tha i dërguari i posaçëm Biegun gjatë vizitës në Korenë e Jugut, njofton agjencia lokale e lajmeve Yonhap.
Uashingtoni dhe Pheniani po vonojnë në bisedimet në nivelin e grupeve të punës që bazohen në marrëveshjen e arritur gjatë takimit të papritur në kufi mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Në raport thuhet se bisedimet e denuklearizimit u prolonguan për shkak të tensioneve nga stërvitja e përbashkët ushtarake të zhvilluar këtë muaj mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.
Biegun tha se presidenti i tij e ka ngarkuar me detyrën e rindërtimit të një procesi të dialogut që ka shënuar ngecje pas dështimit të dy samiteve të pashembullta Trump-Kim që nuk prodhuan një rrugë të qartë për denuklearizimin e Koresë së Veriut.
I dërguari amerikan po zhvillon bisedime me zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut gjatë qëndrimit të tij, por nuk është konfirmuar nëse ai planifikon të shkojë në kufi për të folur me përfaqësues nga Koreja e Veriut.
Duke refuzuar spekulimet se ai mund të marrë rolin e ambasadorit amerikan në Rusi, Biegun theksoi se ai është “plotësisht i përkushtuar” për misionin e tij të denuklearizimit dhe u zotua se do ta përfundojë këtë punë.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja