Spidermani francez, siç njihet ndryshe Alain Robert, i është ngjitur një qiellgërvishtësi në Hong Kong të premten, duke mbajtur një banderolë për paqen, ndërsa qendra e madhe financiare është përfshirë nga protestat e pandalshme.
Aventurieri 57 vjeçar, që është i specializuar në ngjitjen e ndërtesave të larta, u kacavor nëpër ndërtesën 68 katëshe në qendër të lagjes financiare të Hong Kongut, në kushtet e një moti të nxehtë dhe të lagësht.
Gjatë ngjitjes, ai mbante edhe një banderolë në të cilën shiheshin flamujt e Hong Kongut dhe kinës si edhe dy duar që shtrëngoheshin. Para ngjitjes, ai dha një deklaratë për shtyp në të cilën nënvizoi se mesazhi i këtij akti të tij, ishte të bënte një apel urgjent për paqe dhe konsultime mes popullit të Hong Kongut dhe qeverisë së tyre.
“Ndoshta ajo që unë do të bëj mund të zbusë temperaturën dhe ndoshta edhe të kthejë buzëqeshjen. Kjo është ajo që unë shpresoj”, tha Robert.
Por shumëkush nuk është impresionuar shumë nga kjo. Do vërtetë që ne të shtrëngojmë duart me kasapë dhe diktatorë? Shkruante në twitter një disident kinez. Kjo tregon se shumë të huaj nuk kuptojnë asgjë- shkruanin të tjerë./tch/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...