Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev nuk ka njohuri për informacionin e lëshuar nga kryetari Komunës së Sarajit, Bexheti se kryeministri Zaev i kishte kërkuar atij të lobojë tek anëtarët e këshillit për të votuar për shkarkimin e një kryetari të gjykatës.
Kjo pikë në seancën e datës 17-të muajin e kaluar as që u diskutua, tha Zdravev në një intervistë telefonike për “Kanal5”. Ai shtoi se njëri prej anëtarëve të këshillit tha se nuk kishte kohë të lexonte dokumentet dhe kërkoi që pika të shtyhej.
“Është e vërtetë që në seancën e Këshillit Gjyqësor në rendin e ditës ishte pika për shkarkimi të një kryetari të gjykatës, por ajo u shty me kërkesë të njërit prej anëtarëve të Këshillit, sepse ai nuk kishte kohë për të lexuar materialin të kësaj pike. Nuk kam asnjë informacion që atë ditë kryeministri Zoran Zaev e ka kërkuar kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti për ndonjë lobim për të njëjtën pikë”, tha Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Vetëm disa orë pas akuzave nga Bexheti, kryeministri Zaev deklaroi se “kam folur gjithashtu edhe për spekulimet se proceset po tërhiqen për mbrojtjen e një kryetari të gjykatës, që është Jovo Vangelovski, kryetar i Gjykatës së Lartë”./Telegrafi/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri