AGK i reagon Drejtorit të RTK: Të ndalet gjuha denigruese ndaj 9 gazetarëve

14:23 | 11 Gusht 2019
A Z

AGK të Distancohuni nga gjuha denigruese ndaj gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Radio Televizionin e Kosovës.

Përmes një reagimi, ata kanë  shprehur shqetësimin e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në RTK, duke e dënuar gjuhën denigruese, ku gazetarët e paknaqur janë cilësuar si “gazetarë politik,shkruan arbresh.info

Ja reagimi i plotë i AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim po i përcill zhvillimet e
fundit në RTK, me ç’rast nëntë gazetarëve të Dhomës së Lajmeve, sipas
informatave nga ana e tyre dhënë AGK-së, po u kërkohet në mënyrë të
njëanshme sistemimi në njësi tjera të Televizionit të Kosovës, si rrjedhojë
e pakënaqësisë me avancimet e kundërligjshme në mediumin Publik. AGK është
tejet e shqetësuar me cilësimet e gazetarëve të pakënaqur si “gazetarë
politikë” dhe kërkon nga menaxhmenti i RTK-së të distancohet menjëherë nga
cilësimet e tilla. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nga afër do t’i
ndjek këto zhvillime në mediumin Publik të Kosovës dhe në rast të mos
veprimit konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, do të ndërmerren të
gjitha hapat konform mandatit, me qëllim që situata e krijuar të zgjidhet
bazuar në të drejtën ligjore të anëtarëve tanë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale