Neymar raportohet të ketë nisur një “luftë totale” me Paris Saint Germainin derisa sulmuesi kërkon të bëjë të detyrueshëm largimin nga Parc des Princes para mbylljes së merkatos së transferimeve.
Braziliani, i cili iu bashkua PSG-së për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro në vitin 2017, i ka thënë skuadrës në Liga 1 se dëshiron të rikthehet te Barcelona gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
PSG thuhet se është kundër idesë për të bërë biznes me Barcelonën dhe nuk mendon shitjen e Neymarit deri të pranojnë ofertë mbi 222 milionë euro.
Bazuar në Daily Mail, tensionet mes Neymarit dhe hierarkisë së PSG-së kanë arritur në një pikë shpërthyese ndërkohë që lojtari është duke refuzuar madje të flas me drejtorin sportiv Leonardo.
Ky i fundit beson se çdo lëvizje për kalim te Barcelona, e cila transferoi sulmuesin Antoine Griezmann për 120 milionë euro këtë merkato, do të ishte e pamundur në këtë hapsirë të shkurtër kohore.
PSG raportohet t’i ketë thënë Neymarit dhe Barcelonës se ata kanë kohë deri më 10 gusht nëse dëshirojnë për të finalizuar marrëveshjen gjatë merkatos aktuale të transferimeve./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...