Presidenti i nisi konsultat me përfaqësues të komuniteteve pakicë për të vazhduar me kryetaren e institucionit kryesor që merret me organizimin e zgjedhjeve. Por as të enjten shefi i shtetit, Hashim Thaçi, nuk i ka ftuar partitë shqiptare, të cilat vazhdojnë të insistojnë në caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ato e kanë akuzuar presidentin se po e zvarrit qëllimshëm finalizimin e konsultave. Edhe pse presidentit i atribuohen kritika për zvarritjen e procesit, njohës të rrethanave thonë se rolin kryesor e kanë partitë, të cilat mund ta vënë në veprim opsionin e shpërndarjes së Kuvendit, që deri më tani ka munguar, shkruan sot Koha Ditore.
“Vërehen disa shenja që presidenti është duke u munduar që të stërzgjatë procesin e shkuarjes në zgjedhje. Megjithatë, mendoj që partitë politike parlamentare e kanë rolin kryesor në këtë proces. Ato duhet të dërgojnë në Kuvend mocionin e shpërndarjes së legjislativit në mënyrë që presidenti të mos mundë ta prolongojë procesin edhe më tutje”, ka thënë analisti Krenar Shala. Sipas Kushtetutës, për shpërbërjen e Kuvendit duhet të votojnë 2/3 e deputetëve, në mënyrë që brenda më së largu prej 10 ditësh presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve të përgjithshme, më së largu 45 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit.
Karriera politike e Thaçit është e mbushur me zvarritje të tilla, të cilat kanë vënë në test durueshmërinë e vendorëve dhe të ndërkombëtarëve.
Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës që nga viti 2018 n...
“BE-ja është bekim për ne”, Rama intervistë për ANSA-n: Kur ...
Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes ...
“Miqtë e Ballkanit” mblidhen te ambasadori italian në Prisht...
Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West
5 festa zyrtare vetëm në Maj, Ambasada e Kosovës në Londër t...