Përkundër përpjekjeve të mëdha të Fiorentinës për ta mbajtur në klub, Federico Chiesa ka kërkuar që të lejohet t’i bashkohet Juventusit.
Pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka theksuar vazhdimisht se Chiesa nuk është në shitje dhe se talenti italian është e ardhmja e klubit të tij, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, anësori 21-vjeçar nuk është i bindur nga projekti i klubit dhe dëshiron të kalojë te kampioni italian.
Ai dëshiron t’i ndjekë hapat e Roberto Baggios dhe Federico Bernardeschit duke iu bashkuar Juventusit.
Thuhet se ai ka arritur marrëveshje personalen me Juven për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore në vlerë 5 milionë euro, por Commisso ka këmbëngulur se nuk do ta lëshojë Chiesan lehtë.
Haxhiu për zgjedhjen e presidentit: Duhet diskutime, jo barr...
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit