Zyra, kabinete, korridoret dhe pothuajse e tërë hapësira në katin e tretë është përfshirë nga uji që ka rrjedhur si rezultat i reshjeve të shiut.
Prodekani i Shkencave Matematiko-Natyrore në Fakultetin e Filologjisë, Naim Syla, konfirmon për arbresh.info se uji ka depërtuar edhe në katin e dytë.
“Sistemi për pranimin e aplikimeve është ndërprerë për shkak të rrezikut nga energjia elektrike”, është shprehur Syla.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që po ndodhë një gjë e tillë.
“Para tre apo katër javëve Departamenti i Gjeografisë ka pasur një telashe të tillë, ku komplet kati është shkatërruar, bile ka filluar të bie edhe në katin e dytë. Më e keqja është se jemi në fazën e aplikimit të studentëve të rijnë, dhe është dashur t’a ndërpremë sistemin sot, për arsye se serveri qendror gjendet në katin e tretë”, deklaroi ai.

Naim Syla, Prodekani i Shkencave Matematiko-Natyrore në Fakultetin e Filologjisë, gjithashtu u shpreh se në ora 13:00, është ndërprerë regjistrimi i studentëve për këtë çështje, dhe nesër në ora 10:00 do të hapet prap.
“Dhe, nëse është nevoja ne do të punojmë deri në orën 17:00, 18:00 apo edhe më shumë, do të punojmë për regjistrimin e tyre”, shprehet Syla./arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...