Evropa ka përjetuar të shtunën një tjetër ditë të nxehtë, që ka marrë disa jetë njerëzish në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër.
Në ditët e ardhshme parashikohet që temperaturat të jenë më të ulëta se ato të regjistruara ditën e premte, por sërish do të jenë mbi 40 gradë Celsius, kryesisht në disa zona në veri të Spanjës.
Meteorologët thonë se ajri i nxehtë i ardhur nga Afrika dhe presioni i lartë atmosferik në Europën qendrore po kontribuojnë për valën e të nxehtit. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar të shtunën ditën më të nxehtë të vitit, me 33 deri në 34 gradë Celsius./ABC News
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend