Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri në emisionin Frontal në T7 ka folur edhe për marrëdhëniet e acaruara me deputeten Vjosa Osmani.
Derisa të dy po përmenden si kandidatë të mundshëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e brendshme që po mbahen, Haziri duke folur për mospajtimet që kanë pasur të dy, tha se nuk kanë ndonjë problem, vetëm dallime politike.
“Probleme nuk kemi, dallime eventuale politike, fundja të dy jemi të kryesisë së LDK’së e të grupit parlamentar”, tha nënkryetari i LDK’së.
Tutje, Haziri deklaroi se ishte ai që ka shkaktuar problemin e jo deputetja Osmani, por, që sipas tij kjo nuk është bërë me tendencë.
“Provokimin e kam shkaktuar unë jo Vjosa por nuk ka qenë tendencioz”, deklaroi nënkryetari i LDK’së./GazetaExpress
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...