E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.
Balkanweb raporton se e dërguara e SHBA ka mbërritur në PD në orën 10:00, ndërsa pritet të bisedojë për situatën politike në vend.
Takimi vjen në kohën e një ndasie të madhe mes maxhorancës nga njëra anë dhe Presidentit të Republikës e opozitës nga ana tjetër.
Kreu i Shtetit ka anuluar me dekret zgjedhjet e 30 qershorit por maxhoranca vijon e bindur rrugën drejt tyre, duke e cilësuar vendimin e Metës si antiligjor. Nga ana tjetër Presidenti i cilësoi sot zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare.
Ndërsa opozita vijon në qëndrimin e saj për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve