Përfaqësuesit e Berlinit dhe të Parisit do të mbajnë një sërë takimesh jozyrtare me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj këtë javë për t’u përgatitur për takimin e 1 korrikut në Paris.
Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron nuk kanë më vend për gabime dhe se një tjetër takim i udhëheqësve rajonal pa asnjë rezultat, si ai në Berlin, do të ishte debakël i tyre, shkruan e përditshmja serbe “Blic”, transmeton Klan Kosova.
“Berlini dhe Parisi janë duke u përpjekur për të vënë presion mbi Haradinajn dhe Thaçin të heqë dorë dhe të tërheqë taksën në mënyrë që të bëhet të paktën një hap të vogël përpara në negociatat e të dyja palëve”, i ka thënë gazetës një burim.
Dy fuqitë më të mëdha evropiane nuk duhet të lejojnë vetveten të turpin që ka ndodhur në Berlin kur të gjithë udhëheqësit rajonalë u sollën në Gjermani dhe më vonë u shndërrua në një ekskursion pa rezultate.
Pa një garanci se do të bëhet një ndryshim, një takim në Paris nuk do të mbahet, shkruan Blic, duke shtuar se Perëndimit i kanë mbetur vetëm pak ditë për të bindur bashkëbiseduesit e saj në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...