Njoftim me rëndësi për konsumatorët e Mitrovices KEDS do të bëjë të hënen, me 17 qershor kalimin në linja të reja të furnizimit në Mitrovicë. Për rrjedhojë, do të bëhet ndërprerja e nënstacionit Mitrovica 2 gjatë intervalit kohor 09:00-12:00.
E afektuar nga kjo ndalesë do të jetë pjesa më e madhe e qytetit të Mitrovicës dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj komune. Gjatë energjizimit mund të ketë ndalesa të shpeshta të energjisë elektrike, çka mund ti afektojë pajisjet e ndishme, prandaj KEDS kërkon nga konsumatorët qe t’i heqin pajisjet elektronike nga prizat.
Ndërtimi dhe lëshimi në punë i linjave të reja që pasojnë ndërtimin e nënstacionit Ilirida të KOSTT’it është bërë që të ketë furnizim stabil dhe shumë më kualitativ me energji elektrike.
Kjo pjesë që nga paslufta ishte furnizuar nga asetet transmetive të Trepçës, ndërsa pas djegies së tyre, si pasojë e mungesës së aseteve transmetive, furnizimi bëhej nga Shupkovci dhe linjës nga Skënderaj dhe Vushtrria. Nga nesër situata do të ndryshojë komplet për mirë
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...