Pas vizitës dy ditore ish-presidenti, Bill Clinton është larguar nga Kosova.
Takimin e fundit para se të largohej ne Aeroportin “Adem Jashari”, Clinton e pati më Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Takimi 30 minutash është mbajtur më dyer të mbyllura, ndërsa mediat kanë mundur të marrin vetëm pamje.
Kujtojmë se ish-presidenti Bill Clinton gjatë vizitës dy ditore më Kosovë është takuar më presidentin, Hashim Thaci i cili në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për Kosovë, Clinton e ka dekoruar më çmimin “Urdhrin e Lirisë”.
Clinton takim ka pasur edhe më Kryeministrin, Ramush Haradinaj e me personalitetet të tjera në vende.
Përveç ish-presidentit Clinton, më rastin e 12 qershorit ditës së Çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së NATO-së, në vendin tonë tash e dy ditë janë duke qëndruar edhe ish- sekretarja e SHBA-së, Medline Albright si dhe personalitete të tjera që kanë japë kontribut për Kosovën.
Ndryshe për nderë të 20 vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së NATO-së, në Kosovë janë mbajtur një serë aktivitetesh./arbresh.info/

Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues