Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të jetë pjesë e Programit Nacional për Rininë.
Kjo pasi Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e këtij universiteti, Marjan Dema.
Marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si dhe Garat Nacionale të Sport.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje mundëson organizimin e garave të nivelit universitar për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në garën e Debatit e cila organizohet në kuadër të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendim Kritik, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, në platformën e sportit do të garohet në gjithsej pesë sporte, në Futsall, Basketboll, Volejboll, Atletikë dhe Shah.
Përveç Universitetit të Prishtinës, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e Programin Nacional për Rininë edhe me shtatë universitete dhe kolegje në Kosovës.

Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA