Monako, i cili njihet si vendi i dytë më i vogël në botë me vetëm 38.300 banorë, siguron një mirëqenie të qëndrueshme për vendasit.
Sipas Business Insider, prej gjithsej 38.300 banorëve, 12.261 prej tyre janë milionerë. Kjo i bie që çdo i treti person që jeton në këtë shtet të pavarur të Francës gëzon milionat.
Varfëria në këtë vend është zero, kurse GDP-ja për kokë banori arrin në 165.420 dollarë.
Por, 75 përqind prej banorëve në këtë vend janë ardhacak.
Monako gjithashtu është shtëpi e një nga rrugëve më të shtrenjta në botë, Princess Grace Avenue, e cila është emëruar pas aktores Grace Kelly, ish-princeshës së Monakos.
Për secilin nga 100 banorët, ekziston nga një polic, gjersa i tërë qyteti është në mbikëqyrje 24-orëshe nga kamerat e sigurisë.
Ndërkohë, niveli i krimit, sipas NUMBEO, arrin në 20.24, shifër kjo që konsiderohet si e ulët në krahasim me shtetet e tjera.
Në këtë monarki të vogël kushtetuese, ekziston forca e armatosur kombëtare e policisë e përbërë nga 515 burra dhe gra, duke i dhënë vendit reputacionit e të qenit “vendi më i sigurt në Evropë”.
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona
Haxhiu: Vendimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit be...
“S’ka pasur fare të bëjë me atë temë”- Kurti pyetet për dek...
Rritet siguria e profilit në e-Kosova