Në repartet e Radiologjisë në spitalet regjionale në Kosovë mungojnë disa aparatura të rëndësishme, të cilat shërbejnë për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme.
Ndërsa disa nga aparaturat të cilat janë në funksion në këto spitale janë edhe të amortizuara, shkruan Gazeta “Zëri”.
Zyrtari për Informim në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka thënë për “Zërin” se në Repartin e Radiologjisë në këtë spital mungon aparatura e skopit (merren imazhe me kualitet të lartë të organeve), mamografia digjitale (metodë për detektimin e formacioneve tumoroze në gji) si dhe rezonanca magnetike (ekzaminim imazherik për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme).
Ndërsa, sipas tij, aparaturat që i ka në funksion Reparti i Radiologjisë janë të amortizuara. “Puna në Radiologji kryhet me dinamikë të plotë 24 orë dhe kryhen të gjitha shërbimet me aparaturën që kemi në dispozicion. Nuk posedojmë: skopi, mamografia digjitale, rezonancë magnetike (MRI). E gjithë aparatura ekzistuese është në funksion, por është e amortizuar dhe me vjetërsi më shumë se pesë vjet. CT-ja ekzistuese është dyshtresore, e vitit 2006, e amortizuar, por është në funksion të plotë”, ka thënë ai, shkruan Gazeta “Zëri”.
Berisha ka thënë se sa i përket CT-së ka edhe lista të pritjes deri në tri javë për pacientët, të cilët nuk janë me raste urgjente. “Për rastet emergjente dhe te rastet e hospitalizuara nuk ka listë të pritjes dhe shërbimet kryhen brenda ditës.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...