Njoftimi nga Antoine Griezmann se do të largohet nga Atletico Madridi në fund të sezonit konfirmoi informatat e raportuara që një kohë rreth tij.
FC Barcelona dhe PSG duket se janë dy skuadrat që do të shtrojnë oferta për shërbimet e Griezmann dhe në vendin e tij në Francë ata tashmë e shohin atë te skuadra e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Gjërat madje kanë arritur deri në atë nivel sa prestigjiozja franceze L’Equipe i ka dedikuar të ardhmes së Antoines hapësirën kryesore në edicionin e sotëm (e mërkurë) të gazetës dhe titulli është “Messi në pritje të Griezmann”.
Por, tani mbetet të shihet se ku do të luaj bartësi i fanellës me numër 7 i “Rojiblancos” sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se lojtari tha në një video të publikuar mbrëmjen e kaluar drejtuar tifozëve të Atleticos se: “Unë e kam marrë këtë vendim për largim për të parë gjëra të tjera dhe sfida të tjera. Më ka kushtuar për të bërë këtë rrugë, por kështu ndihem dhe kështu kam nevojë”.
Sa i përket pjesës së tij, qëllimet e tij për kalim te Barça u zbuluan edhe nga Mundo Deportivo më 19 mars, kur u raportua se ai pendohet për vazhdimin te Atletico./arbresh.info/

Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran
Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për ...
Prishtina dënohet me dy ndeshje pa praninë e shikuesve
APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 tërhiqen nga tregu
Rama i dërgon mesazh të fortë Vuçiqit: Nëse Kosova preket, p...
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...