Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se formula e qeverisjes së ardhshme në Kosovë është binomi LDK-PSD.
Molliqaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë ka pasur takime me strukturat e larta të LDK dhe këta të fundit e kanë kuptuar se strategjia e bashkëpunimit LDK-VV për rrëzimin e qeverisë ka qenë e gabuar.
“Është ditur që nga fillimi se strategjia e tyre do të dështojë. Nëse ty të vyejnë votat e PSD-së, ty të duhen votat e tyre. Duke i thënë tjetrit se ti je me SHIK-un, tradhtar etj., nuk ka kuptim të kërkosh votat e tyre”, tha ai.
Deputeti i PSD-së, ka thënë se tashmë LDK në deklaratat publike po e përmendin bashkëpunimin me VV-në dhe PSD-në.
“Për dallim nga para një viti, edhe interesimi, edhe veshët e zyrtarëve të LDK-së janë jashtëzakonisht të kthyer nga ajo që po thotë PSD. Ky është lajm i mirë për Kosovën… Unë besoj që formula për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe ndërtimin e qeverisë së ardhshme është LDK-PSD. Sigurisht që për rrëzimin e kësaj qeverie nevojiten votat e Vetëvendosjes dhe Alternativës”, tha Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se LDK ka mirëpritur planin e PSD-së për shkuarje në zgjedhje të reja parlamentare.
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë