Nesër do të mbahet takimi i radhës për Ligjin e Prokurorisë. Grupet punuese partiake do të mblidhen për të gjetur një zgjidhje afatgjate për fatin e Prokurorisë Speciale Publike si dhe lëndët e procesuara nga kjo prokurori. VMRO-DPMNE sot dhe nesër ka kohë që të shqyrtojë propozimet konkrete të cilat janë dorëzuar nga ministria e drejtësisë me qëllim që të afrohen drejt një zgjidhje kompromisi.
Këto propozime të reja janë dhënë pas takimit të djeshëm në të cilin nuk u arrit marrëveshje pasi për çështje kyçe palët ende janë në qëndrime diametralisht të kundërta. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska personalisht pas takimit të djeshëm njoftoi se bisedimet rreth statusit të PSP-së përsëri kanë ngecur në pikën nëse Specialja do të mund të vazhdojë të ngrejë akuza për lëndët që janë nisur pas qershorit të 2017-tës.
Pika e vetme për të cilën dy palët janë marrë vesh është që PSP të jetë organ i pavarur në sistemin prokurorial. Kjo zgjidhje ka ardhur si kompromis i dy palëve, të cilat kërkonin, njëra institucion të pavarur e tjetra repart brenda prokurorisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Tema e cila vazhdon ti mbajë larg partitë është fati i lëndëve të procesuara nga PSP pas Qershorit të vitit 2017.
VMRO-DPMNE ka kërkuar që këto lëndë të mbyllen dhe për të njëjtat të mos mund të ngriten padi, pasi janë jashtë kornizave që lejon ligji aktual i PSP-së. LSDM nga ana tjetër thotë se për fatin e lëndëve të prokurorisë nuk duhet të vendosin politikanët, por vetë prokurorët. Andaj partia më e madhe në pushtet ka propozuar formimin e një komisioni që do të përbëhet nga krye prokurori dhe dy prokurorë të tjerë dhe ata do të vendosin nëse për lëndët e hapura ka dëshmi të mjaftueshme që të ngriten padi dhe se kush do ta ketë në kompetencë rastin në fjalë./shenja/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...