Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë, në mbrëmjen e së mërkurës, për të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të rajonit.
Në Tiranë, Vuçiq ka arritur në një situatë plot tensione, shkruajnë mediat e Serbisë.
Për këtë, ato përmendin protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, që u organizua atje, për shkak të pranisë së Vuçiqit dhe Millorad Dodikut të Republikës Srpska.
Gjithashtu, përmendin edhe postimin e Hashim Thaçit, pas takimit me nikoqirin, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku presidenti i Kosovës foli për fshirjen e kufijve mes dy vendeve.
“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”, ka thënë Thaçi.
Ndaj kësaj deklarate të Thaçit ka reaguar shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili e ka quajtur atë “provokim të radhës”. /Express/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C