Ish-Drejtori Ekzekutiv i Google, Eric Schmidt ka njoftuar se do të lërë drejtimin e Alphabet, grupit që kontrollon motorin e kërkimit, pas 18 vitesh.
Për gati dy dekada në kompani, Eric Schmidt ka qenë një prej personave kyç të suksesit të Google, duke i ardhur në ndihmë dy bashkëthemeluesve të kompanisë, Larry Page dhe Sergey Brin. Ai ishte personi që e ktheu Google në motorin më të suksesshëm në kërkimit në botë.
Eric Schmidt, me profesion inxhinier programesh, mbajti postin e Drejtorit Ekzekutiv të Google në vitet 2001-2011, Kryetarit të Këshillit të Administrimit të Google në vitet 2011-2015 dhe drejtuesit të Alphabet, kompanisë që përfshin në vetvete edhe Google, prej vitit 2015.
Sipas revistës Forbes, ai është njeriu i 119-të më i pasur në botë, me të ardhura rreth 11,1 miliardë dollarë./Opinion
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend