Alsat mëson se nga dy të ndaluarit në stacionin policor të Ohrit, në lidhje me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Samoilit në Ohër, njëri nga ata veç më është dënuar me gjobë dhe i është ndaluar për 5 vjet hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për Gjergj Prenkocajn, 50 vjeç, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova. Ai bënte pjesë në grupin e valltarëve arbëreshë të ardhur nga Italia që këto ditë po qëndrojnë në Ohër dhe Strugë. Avokati i tij, Ardian Demiri, konfirmoi se klientit të tij i është shqiptuar masa e ndalim hyrjes për 5 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një gjobë prej 1 100 eurosh e cila është paguar menjëherë në Gjyqin e Ohrit. Para pak minutash ai është larguar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës, i shoqëruar nga policia./alsatm/

Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...