Parlamenti Studentor së bashku me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, do të protestojnë sot lidhur me kushtet jo të mira të studentëve në Fakultetin e Arteve.
Përmes një njoftimi për media studentët kanë bërë të ditur se gjendja në këtë fakultet është shqetësuese sidomos heqja e akreditimit të shumicës së programeve.
Njoftimi i plotë:
Parlamenti Studentor së bashku me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, sot e Enjte 25.04.2019, nga ora 8:20 tek objekti i Dekanatit, do ta bllokojmë Fakultetin e Arteve të UP-së, për të kundërshtuar Bordin Drejtues dhe Menagjmentin e UP-së, sepse nuk u morën seriozishtë asnjëherë kushtet tejet jo të mira në këtë Fakultet, ku mungojnë shumë hapësirat adekuate, materialet dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty.
Gjithashtu shqetësuese është edhe heqja e akreditimit të shumicës së programeve, dhe ju ftoj që ti shihni nga afër edhe kushtet në këtë Fakultet.
Ne po fillojmë që ta shprehim pakënaqësinë tonë me bojkotim të procesit mësimor nga Fakulteti i Arteve (jo rasishtë) i cili ka mungesë të theksuar të kushteve elementare, sot paralajmërohen Bordi dhe Menagjmenti i UP-së se do të bllokohet vetëm njëra njësi akademike e më pas do të vazhdojmë edhe me Fakultete tjera në javën që vjen me dy Fakultete të tjera deri në bllokimin e të gjitha njësive akademike.
Për temat e përgjithshme që i kemi ngritur edhe më herët por nuk janë marr parasysh, jemi kundër Bordit Partiak dhe çdo ndërhyrje në punën e Parlamentit studentor në vend se ata të merren me tema që na preokupojnë neve si student të UP-së.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...