Raporte të ndryshme kanë zbuluar se trajneri Pep Guardiola është duke luftuar për të mbajtur së bashku skuadrën e tij në Manchester City.
El Chiringuito raporton se janë “shtatë ose tetë” yje te City që kërkojnë largimin nga klubi në Etihad në fund të sezonit aktual, transmeton portali arbresh.info.
Ata pretendojnë se sulmuesit se Leroy Sane dhe Gabriel Jesus janë të pakënaqur me minutat e shpenzuar në fushë këtë sezon për shkak se të dy kanë qenë rregullisht në bankinë.
Braziliani ka shpenzuar vetëm tetë ndeshje në Premierë Ligë këtë sezon duke u inkuadruar në fushë 18 herë gjatë kampionatin anglez.
Nga ana tjetër, Sane ka qenë një zëvendësues në katër nga tetë ndeshjet e fundit në Premierë Ligë për shkak se Raheem Sterling dhe Bernardo Silva janë preferuar para tij.
Kërkesa e tyre për largim do të bëjë që të reagojnë shumë lojtarë në skuadrën te City që janë të bindur se Pep Guardiola do të vazhdojë t’i lë ata jashtë fushe./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...