Manchester City është eliminuar në dramën e sotme (e mërkurë) në Etihad nga Tottenhami.
Skuadra e Mauricio Pochettinos u mposhtë 4 me 3 në ndeshjen kthyese të çerekfinales, por vazhdoi tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4 me 4 falë rregullit në lidhje me golin e avantazhit në ndeshjet si mysafirë, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror i nikoqirëve, Sergio Aguero është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Argjentinasi është vlerësuar me notën 9.2 për paraqitjen e shkëlqyer duke krijuar një asistim dhe shënuar një gol.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe yjet se Kevin de Bruyne (8.9), Sterling (8.4), David Silva (8.5) dhe Heung Ming (8.8).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi Aymeric Laporte (4.8)./arbresh.info/

Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...