Java më e gjatë e punës në BE është në Britani të Madhe – 42.1 orë, pasuar nga Zvicra (41.8), Qipro (41.6), Austria (41.3), Greqia dhe Portugalia (41 orë).
Java mesatare e punës në vendet e Bashkimit Evropian zgjat 40.2 orë, ku sipas të dhënave të fundit të Eurostatit nga 2017, meshkujt punojnë mesatarisht pak më gjatë 41 orë, derisa femrat 39,3 orë.
Punonjësit në sektorin e minierave punojnë më gjatë – mesatarisht 42 orë, ndërsa java më e shkurtër e punës është në arsim – 38.1 orë.
Java më e gjatë e punës në BE është në Britani të Madhe – 42.1 orë, pasuar nga Zvicra (41.8), Qipro (41.6), Austria (41.3), Greqia dhe Portugalia (41 orë).
Java më e shkurtër e punës është në Danimarkë, i cili është vendi i vetëm ku punohet 37.8 orë.
Në vendet jashtë BE të përfshira në anketë, javën më të gjatë të punës e ka Turqia me 49,1 orë.
Hulumtimi i Eurostatit gjithashtu përfshin katër vende në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Java e punës më e shkurtër është në Kroaci – 40.4 orë, pasuar nga Sllovenia me 40.9 orë. Në Maqedoninë Veriore, mesatarja është 42.3 orë, ndërsa në Mal të Zi 43.6 orë.
1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familje...
Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar
Protesta në të gjithë Italinë për 1 Majin, tensionet përshka...
Rezoluta e ShBA-së mirëpritet në Kosovë, kundërshtohet nga S...
Kos: Mali i Zi do të jetë i pari që do të anëtarësohet në BE...
Rusia intensifikon sulmet në infrastrukturën e Odesas