Sot janë bërë 20 vjet nga vdekja e Dalip Behrës dhe Bekim Gashit.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Krushë të Madhe, pas kësaj ai mbajti një fjalim ku tha se UÇK-ja është ngjarja historike dhe kombëtare, kur e drejta dhe drejtësia pajisen me forcën dhe me fuqinë.
“Ne përherë kemi pasur të drejtë, mirëpo, me UÇK-në, ne fitojmë edhe fuqinë për atë të drejtë”.“Dëshmorët e kombit janë prijësit tanë të vërtetë. Ata nuk janë pas nesh në kohë, dhe as poshtë nesh nën dhé. Ata janë para nesh, na udhëheqin, duke na e ndriçuar rrugën, dhe, ata janë sipër nesh, shumë më lart se ne, janë ndërgjegjja jonë kolektive”.
Kurti tha se pa luftën çlirimtare dhe dëshmorët e kombit, nuk janë në gjendje të dallojnë të mirën prej të keqes në politikën shtetërore.
Kështu, sipas tij dëshmorët janë kushti dhe mundësia e etikës në politikë.
“Dëshmorët nuk na lanë neve, as ne nuk bën t’i lëmë ata. Dëshmorët janë dëshmuar para kombit. Tash, populli dhe shteti duhet të dëshmohen ndaj dëshmorëve”, tha Kurti.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...