Spali i ka shtyrë festën e titullit kampionit në fuqi të Italisë – Juventusit.
“Zonja e Vjetër” pësoi disfatë me rezultat 2 me 1 nga Spali në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Moise Kean dërgoi në avantazh skuadrën e Massimiliano Allegrit pas vetëm gjysmë ore lojë në stadiumin Stadio Paolo Mazza, por nikoqirët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë.
Kevin Bonifazi shënoi me kokë për 1 me 1 duke mohuar golin e talentit të ri italian para se Sergio Floccari të shënonte për 2 me 1 në minutën e 74′ të ndeshjes për të përmbysur rezultatin.
Juventusi ishte vetëm një pikë larg për të fituar titullin për të tetën herë në Serie A, por disfata e sotme i ka shtyrë festën kampionit të shumëfishtë.
Juventusi vazhdon të ketë 84 pikë, ndërsa Spali i është shmangur zonës së dëbimit duke arritur 35 pikë në vendin e 13-të./arbresh.info/
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...