Pas një muaji lansim të tabletës LG G Pad II 8.0 në Kore Jugore, LG ka lansuar edhe variantin 10.1 inç po në këtë vend. Ky model është prezantuar muajin e kaluar si dhe është shfaqur këtë vit edhe në eventin IFA në Berlin në fillim të këtij muaji.
LG G Pad 10.1 ka procesor katër-bërthamor Snapdragon 800, ekran WUXGA 1920 x 1200 piksela, 2GB RAM, 32GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave që mund të zgjerohet deri në 2TB dhe bateri 7.400 mAa, transmeton arbresh.info.
Tableta vjen me kamerë prapa 5 megapiksel, kamerë frontale 2 megapiksel, rrjet 4G LTE, Bluetooth 4.1, Wi-Fi, microUSB 2.0 dhe GPS-A-GPS. Në pjesën softuerike, LG G Pad II ofron funksione si Reader Mode, Dual Window dhe QuickMemo+.
LG G Tab II do jetë në dispozicion në edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda javës për një çmim prej 360 dollarë./arbresh.info
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...