Serbia po përpiqet të marrë iniciativën dhe problemin me taksën ndaj mallrave serbe ta zhvendosë nga sfera e politikës dhe diplomacisë në fushën e të drejtës ndërkombëtare, vlerësojnë analistët serbë.
Sipas tyre, Qeveria serbe është duke biseduar me zyrën e avokatisë në Nju Jork rreth përfaqësimit të mundshëm të Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhin në Strasburg.
Analisti Dejan Vuk Stankoviq vlerëson se presioni politik mbi Prishtinën për të shfuqizuar taksat ka dështuar të japë fryte dhe beson se Serbia duhet të fillojë procedurën e mbrojtjes ligjore për shkak, siç shprehet ai, ‘shkeljeve të marrëveshjes CEFTA’.
Ndërsa kryetari i shoqërisë së lobimit serb Nenad Vukoviq thotë se vendimi para gjykatës ndërkombëtare se tarifat janë të paligjshme, do të kishte peshë ligjore dhe politike, transmetojnë mediat serbe.
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bl...
Ndalohet për 48 orë ish këshilltari i Kurtit, shkak statuset...
Parashikimi i motit për vikend
Deliu-Kodra: Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryem...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...