Me defile solemne, pikë kulturore argëtuese të nxënësve në qendrën për mësimin e folklorit maqedonas “Mitet” nga Shkup, si dhe fjalën taktike teknike, Brigada e parë e mekanizuar e këmbësorisë e cila është njësiti më i madh luftarak në armatë, e shënoi ditën e njësitit.
Shefi i shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurqinovski duke iu uruar festën pjesëtarëve të Brigadës së parë të mekanizuar të këmbësorisë, theksoi se Shtatmadhoria e armatës plotësisht është në funksion të nevojave të brigadës dhe të të gjithë komandantëve dhe njësiteve me qëllim përmbushjen e standardeve më të larta të NATO-s, ku, siç tha, tashmë de fakto jemi anëtare.
Sipas komandantit të brigadës, kolonel Dragan Kovaçki, kjo është ditë kur duhet që të kujtohemi në viktimizimin e të parëve të kësaj brigade të cilat kanë kontribuar për të arriturat dhe traditat e brigadës.
Në këtë ceremoni, me rastin e ditës së njësitit, ishin ndarë më shumë masa stimuluese për pjesëtarët e brigadës, si dhe për komandantët e mëparshëm të brigadës në të cilat nga ana e shefit të Shtatmadhorisë iu ishin ndarë shenja të arta të armatës për partneritet, koordinim dhe bashkëpunim, ndërsa ishte shpallur edhe njësit më i mirë i brigadës.
Dy prilli është caktuar si Ditë e Brigadës së parë të mekanizuar të këmbësorisë, si datë në të cilën ky njësit është transformuar në bazë të strukturës ushtarake organizative-formacione dhe ndërmarrjen e detyrave dhe obligimeve të të dyja brigadave të mëparshme, me çka u bë njësiti më i madh ushtarak i përbërë nga më shumë gjenerata.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...