Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Manchester United ka pasur shumë fat duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjermani beson se klubi i Old Traffordit duhet të ndihet fatlum për arritjen në tetë ekipet më të mira të ligës elitare evropiane për klube.
“E di se nuk është e lehtë të fitosh, me të vërtetë nuk është e lehtë. Paris Saint-Germain do të jetë përsëri kampion i Francës, por jo në Ligën e Kampionëve”.
“Ndeshja me Manchester Unitedin është një nga lojërat më fatmirat në jetën time. Unë i thashë vetes se nuk ishte e mundur të humbasin, por ata humbën”, tha Klopp.
Ai shtoi se kjo humbje është e ndryshme nga ajo Paris Saint-Germain kundër Barcelonës, kur pas 4:0 në shtëpi ka humbur si mysafirë me rezultat 6:1.
“Kjo duhet të dallohet. Në ndeshjen e parë me Barcelonën ata ishin më të mirë, në të dytën katalunasit ishin më të fortë. Kjo është për të ardhur keq, PSG ishte më i mirë se Manchester në të dyja ndeshjet dhe u eliminua. Kjo ndodh rrallë”, përfundoi gjermani.
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...