Gruaja e ish-ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri është në javët e fundit të shtatzënisë.
Ardhja në jetë e një fëmije është lajmi më i bukur dhe më i veçantë për një familje.
Shumë nga personazhet e njohur mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë të fshehtë dhe sidomos larg vëmendjes së mediave.
Por së fundmi kemi zbuluar një ‘të fshehtë’ shumë të bukur. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” na kanë thënë se bashkëshortja e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, është shtatzënë dhe në javët e fundit të saj.
Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat.

Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...