Mijallkov së shpejti do të lirohet nga burgu hetues i Shutkës “Shkup”, për të përfunduar në burgim shtëpiak. Ky është vendimi i fundit i gjykatës së Apelit, e cila i ka pranuar ankesat e Mijallkovit për ti ndërprerë masën e paraburgimit.
Mijallkov para gjyqtarëve të Apelit kishte përsëritur se ka dhënë fjalën dhe nuk do të arratiset, dhe se fjala e tij qëndron ende, derisa Prokurorja speciale Fatime Fetai kishte kërkuar që i njëjti të vazhdon të qëndrojë në paraburgim.
Mijallkov u dënua me vendim të gjykatës së shkallës së parë për rastin e PSP-së “Titanik 2”, atij i janë shqiptuar 3 vjet burg. Në rastin e njëjtë u dënuan edhe Menduh Thaçi, të cilit iu shqiptuan 3 vjet burg e 2 muaj, Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska me nga 3 vjet burg./AlsatM/
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...
Osmani në vizitë në Ferizaj: Mirënjohëse për bujarinë dhe mi...
Kaula Haziri e artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut në...
MC Kresha mysafir në emisionin e Rozana Radit, heshtje, dist...