Nëse pak persona kanë besuar në përmbysjen e rezultatit nga Juventus në Ligën e Kampionëve, në mesin e tyre ka qenë Patrick Evra.
Mbrojtësi francez që në të kaluarën ka veshur fanellën e Juventusit, ka publikuar një bisedë të bërë me Cristiano Ronaldon, pesë ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Torinos.
Evra, në ‘Instagram’ ka publikuar bisedën me Ronaldon, ku i kërkon përmbysjen e rezultatit prej 2:0.
“Po llogarisë në ju për rikthimin në Ligën e Kampionëve. Unë kurrë nuk kam dyshuar në ju”, ishte mesazhi i Evras për Ronaldon, përcjell ‘lajmi.net’.
Ronaldo i është përgjigjur menjëherë duke e pranuar sfidën, duke thënë se do t’i shkatërrojnë në Torino.
“Prapa skenave… këto janë mesazhet mes meje dhe Cristianos pesë ditë para përmbysjes masive. Kjo vetëm tregon besimin, zemërimin, vendosmërinë nga lojtari më i mirë në botë”, ka shkruar Evra.


Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...