Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë subjekte vajtuese që nuk kanë asnjë vizion si të ecet përpara.
“Sikur PSD-ja të rrinte duke vajtuar sikur LDK-ja e Vetëvendosje atëherë ne do të kishim Hashim Thaçin fikall vetë në dialog me Serbinë”, ka thënë ai në RTK 3, duke shtuar se PSD-ja e bëri faktor Kuvendin e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke bërë që të ketë Platformë dhe Ligj.
Krasniqi ka deklaruar se duhet të lihen inatet personale kur është në pyetje dialogu me Serbinë. “Kur inati i përshkon edhe temat si dialogu me Serbinë, atëherë po cenohet interesi shtetëror. LDK dhe Vetëvendosje nuk kane qëndrim parimor për dialogun, thonë: s’po na pëlqen se atë po e udhëheqë final fisteku”, ka thënë ai.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...