Sinjalet më të mira të mundshme i ka pranuar nga një pjesë e lojtarëve të tij përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. Muaji aktual vlerësohet me shumë peshë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll për faktin se ajo nis një periudhë të re – atë të kualifikimeve për “Euro 2020”.
Në kualifikime shpresohet që Kosova të konfirmojë ngritjen që e shfaqi në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Dhe një javë para grumbullimit për ndeshjet e muajit mars, lojtarët e Kosovës kanë treguar formë shumë të lartë.
Plot gola e asistime kanë ofruar lojtarët kryesorë të Kosovës, ata që pritet të udhëheqin “dardanët” në ndeshjet me Danimarkën e Bullgarinë. Ndeshja e 21 marsit ndaj Danimarkës është miqësore, kurse me atë të 25 marsit ndaj Bullgarisë nisin kualifikimet e Kosovës për “Euro 2020”, shkruan sot Koha Ditore.
Nëse merret për bazë kjo fundjavë, atëherë shënimi i golave nuk duket të jetë brengë për përzgjedhësin Challandes dhe shtabin teknik që e udhëheq ai.
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj