Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardainaj në ceremoninë e FSK-së për nder të “Epopesë së UÇK-së ka thënë se dëshmorët dhe familja Jashari u bënë alarm që bota të ndërhyjë në Kosovë.
“Në marshin e 98-es midis Evropës u shua një familje e tërë por bota u zgjua dhe nuk lejoj që të shuhet një popull i cili kishte mësuar të jetoj në vend të tij me nder dhe dinjitet. Heronjtë dhe dëshmorët e veçanërisht familja Jashari na kanë dhënë leksion se vetëm një popull që është i gatshëm ta mbroj vendim me çmimin e jetës është i sigurt”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar gjithashtu se ushtria e Kosovës asnjëhere nuk do të përdoret kundër popullit të saj as edhe në veri.
“Shërbimi në Forcën e Kosovës do të jetë nder dhe privilegj për të gjithë ata që i shërbejnë e edhe komuniteteve, Ushtria e Kosovës vjen ne paqe dhe nuk do të përdoret kundër popullit të saj as në jug as në veri, në partneritet me miqtë tanë ne do të ia dalim ta bëjmë Kosovën ashtu sie e kanë dashur brezat”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Thaçi: Për herë të parë po e shënojmë Epopenë e UÇK-së si ushtri

Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...