Barcelona ka trefishuar epërsinë në ndeshjen si mysafirë kundër Real Madridit mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
“Blaugranët” janë duke udhëhequr tani me rezultat 3 me 0 në Bernabeu në ndeshjen kthyese kundër ‘Los Blancos’ në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, shkruan portali arbresh.info.
Rezultati u zhbllokua nga Luis Suarez në minutën e 50′ të ndeshjes, por vetëm 20 minuta më vonë skuadra e Ernesto Valverdes dyfishoi shifrat.
Kështu, Raphael Varane realizoi autogol për 2 me 0 në përpjekje për të larguar goditjen nga Dembele drejtë Luis Suarezit. Ky i fundit shënoi më pas edhe nga penaltia e fituar tre minuta më vonë pas ndërhyrjes së ashpër ndaj tij nga Casemiro.
Suarez realizoi “panenka” në përballjen direkte kundër portierit Keylor Navas duke shënuar për 3 me 0.
Rezultati i përgjithshëm është 1 me 4./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...