Isco Alarcon nuk është ftuar në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Barcelonës të mërkurën, edhe pse është rikthyer nga lëndimi.
Santiago Solari e zbuloi listën fillestare me futbollistët e ftuar për ndeshjen e madhe të së mërkurës, por mesfushori spanjoll Isco, bashkë me Mariano Diaz, Brahim Diaz dhe Jesus Vallejo nuk janë në të, transmeton gazetaexpress.
Trajneri argjentinas duhet ta largojë nga lista fillestare prej 19 lojtarëve edhe një futbollistë tjetër.
Këtë javë, Iscos iu dha drita e gjelbër për të luajtur pas lëndimit të shpinës, si pasojë e të cilit i kishte humbur katër ndeshjet e fundit.
Megjithatë, Solari prapëseprapë nuk e ka thirrur atë as për ndeshjen e mesjavës.
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...