Inter e kanë gati ofertën e re për Mauro Icardin.
Sulmuesi argjentinas po kalon momente aspak të mirë te Inter, ku i është marrë edhe shiriti i kapitenit, i cili pastaj i është besuar portierit Samir Handanovic.
Zërat për largimin e tij janë të shumtë, por raportet nga Spanja bëjnë të ditur se Real Madrid nuk do të synojë 26 vjeçarin, shkaku i agjentes së tij, Wanda Nara.
‘CorSport’ raporton se Inter do t’i ofrojë kontratë të re katër vjeçare Mauro Icardit, përcjell ‘lajmi.net’.
Me kontratën e re, Icardi do të përfitonte 6.5 milionë euro në sezon te Inter. Sigurisht që ‘Zikaltërit’ do të punojnë edhe në vendosjen e një klauzole të re për sulmuesin.
Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, dhe deri më tani ka shënuar mbi 100 gola për skuadrën nga ‘San Siro’.
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...