Ajo ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke pushtuar majat më të lartë të botës.
Bëhet fjalë për alpinisten pejane, Arineta Mula, e cila së fundit është ngjitur në majën më të lartë në Evropë, Elbrus në Rusi, ku ka vendosur flamurin e Kosovës.
“Për Kosovën Tonë”, kishte shkruar ajo, duke postuar në Facebook një fotografi me flamurin e Kosovës në duar.
Kjo ka bërë që gjatë ditës së sotme të ketë një takim mes sportistes dhe kryeministrit kosovar, Ramush Haradinajt.
Ky i fundit ka falënderuar me këtë rast pejanen për promovimin e një imazhi të mirë të Kosovës dhe i ka dëshiruar suksese të reja.
“Flamuri i Kosovës po valon në majet më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula. Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, Mula ka bërë të ditur javë më parë se ka pasur ndihmë institucionale prej shtetit të Kosovës.


Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije