Përleshja që ka ndodhur mbrëmë në New York, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, bë për shkak se disa të rinj serbë, kishin djegur flamurin e Kosovës. Por, kosovari Anton Pergjokaj, që jeton atje, kishte tentuar t’ua merrte flamurin e Kosovës nga dora, në mënyrë që mos ta digjnin.
Siç raportojnë mediat, të rinjtë serbë kanë marrë flamurin e Kosovës dhe e kanë djegur, ndërkohë brohoritnin “Kosova është Serbi”.
E, kosovari Anton Pergjokaj, kishte ndërhyrë duke ua kapur flamurin nga dora, ku edhe kishte nisur përleshja.
“Unë isha ne makine kur pash një grup njerëz me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova dëgjova duke brohoritur, ‘Kosova është Serbi’”, tregon Pergjokaj.
“Ndërkohë që njëri nga ata mbante flamurin dhe kur tjetri filloi ta djeg me shkrepëse, kur pash flakën nuk durova, kam dal shpejtë nga vetura dhe u kam kapur flamurin nga dora”, tregon Pergjokaj. “Dy nga serbet mu vërsulen, aty nisem te përleshemi fizikisht, derisa ndërhyri policia”.
“Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja atypari sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe ne polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, përfundon Pergjokaj.

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...