Gazi lotsjellës i hedhur nga Garda për të larguar nga kryeministria protestuesit e dhunshëm, jo vetëm që i ka larguar tubuesit nga dera e kryeministrisë që nisën ta thyenin me mjete të forta, por disa prej tyre kanë mbetur edhe të lënduar. Ndërsa u shpërndanë menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës, shumë protestues kanë pasur problem me frymëmarrjen. I lënduar mbeti edhe një efektiv i forcave të policisë, nga përplasja e fortë që u bë me protestuesit.
Tubuesit çanë kordonin e policisë të vendosur në rreshtin e parë para kryeministrisë ku nisën të hipin mbi skelën mbrojtëse të vënë para derës së kryeministrisë dhe instalacionit ndriçues. Nga terreni, gazetarët e Shqiptarja.com , raportojnë se një pjesë e turmës po largohen për shkak se nuk përballojnë dot gazin, aktivistët e opozitës po përpiqen t’i mbajnë. Ndërkohë Garda vijon të bëjë thirrje për qetësimin e qytetarëve.
I lënduar dhe probleme me frymëmarrjen pati edhe një operator, kameraman i një televizioni që po ndiqte zhvillimet e protestës. Ndërkohë një protestues qëndroi gjatë i shtrirë para derës së kryeministrisë si pasojë e tymueseve të hedhura, por u tërhoq menjëherë nga protestuesit e tjerë duke i ofruar ndihmë mjekësore.

Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...