Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim, komandantin e KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario.
Në takim Limaj dhe D’Addario, kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për aspektin e sigurisë në vend.
Limaj falënderoi komandantin e KFOR-it për kontributin e dhënë dhe për gatishmërinë e treguar që forcat paqeruajtëse të NATO-s t’i ndihmojnë strukturave të sigurisë vendëse.
Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror, Limaj e ka njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë.
“Platforma është një dokument shumë përmbajtjesor që orienton dialogun që do të zhvillohet në Bruksel dhe përcakton pozicionin e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario, siguroi Limajn se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë siguri për gjithë qytetarët.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...